


















































Ishte nata e filmit, por disa prej modeleve më të famshme në botë shkëlqyen edhe më shumë se statuetat e arta në natën e çmimeve Oscar të dielën në Beverly Hills.
Supermodelja Emily Ratajkowski la shumë pak vend për imagjinatën, me një fustan transparent, ndërsa modelet Kendall Jenner dhe Gigi Hadid gjithashtu tërhoqën vëmendjen me veshjet dhe sjelljen e tyre provokuese. Edhe motra e vogël e familjes “Kardashian”, Kylie, nuk mbetej pas, me fustanin e saj të gjatë, por që nxirrte në pah format e saj.
Edhe yjet e kinemasë shkëlqyen po njëlloj me veshjet e tyre të realizuara nga dora e stilistëve më të mëdhenj. Mes tyre dalluan Emily Blunt me fustanin e saj Valentino dhe Michelle Williams me një Chanel Couture, të mbushur me kristale.
Shfletoni galerinë për të parë veshjet më të bukura të mbrëmjes magjike të çmimeve Oscar. (A2 Televizion)