
Kur procesi i numërimit është duke shkuar drejt fundit, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako, ka shpallur fitoren me anë të një postimi në Facebook.
Sako falënderon qytetarët e Durrësit që e votuan, ndërsa thekson se ky besim i jep privilegjin t'i shërbejë me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin t'i shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit”, shkruan Sako.
Ndërkohë, i dyti në këtë bashki u rendit kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka, ndërsa i treti u rendit kandidati i PD-së, Luan Hoti. (A2 Televizion)