Emrat e rinj në listat e PS për kryebashkiakë, Gjiknuri: Rinovimi i ekipeve, gjëja më normale në politikë

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 20:16 | Politikë
Emrat e rinj në listat e PS për kryebashkiakë, Gjiknuri: Rinovimi

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli në lidhje me rikonfirmimet dhe emrat e rinj në listat e kësaj force politike për kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Gjiknurit, rinovimi i ekipeve është gjëja më normale në politikë dhe kjo nuk do të thotë që pjesa që nuk rikandidohet ka bërë diçka të gabuar.

Z. Gjiknuri, rikonfirmuat 44 kryebashkiakë për 14 Majin. Ndërsa 17 prej tyre janë emra të rinj. Pse vetëm 17 emra të rinj nga 61? Do të thotë që 44 kryebashkiakë kanë performuar mirë në këtë mandat? Jua kanë dhënë këtë garanci?

Nuk është vetëm çështje performimi, janë edhe rrethanat se si vjen procesi i rikandidimit. Patjetër që një pjesë që e kanë merituar rikandidimin, kanë pasur një mbështetje goxha të madhe, si nga partia dhe nga elektorati. Në disa vende të tjerë është gjykuar e nevojshme, ca sepse kanë pasur shumë mandate, disa të tjerë sepse është menduar të ketë një rifreskim të ekipit, apo edhe rrethanave të shumë faktorëve lokalë, që bëjnë të mundur që një kandidat të jetë më i favorizuar se një tjetër. Është në kuadrin e një procesi normal, ku një pjesë rikandidatohet dhe një pjesë jo. Kjo nuk do të thotë që ata që nuk kanë rikandidatuar, kanë bërë diçka të gabuar. Por, rinovimi i ekipeve është gjëja më normale në politikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos