Rama del në biznese: Jepini fund shfrytëzimit të punëtorëve

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 10:03 | Politikë
Rama del në biznese: Jepini fund shfrytëzimit të

Në një kohë kur kompanitë po vuajnë jo vetëm për forcë punëtore, por edhe për cilësinë e krahut të punës, Kryeministri Rama del në biznese për të shpjeguar nismën e rritjes së pagës minimale në 40 mijë Lekë. Ai bëri thirrje që t’i jepet fund logjikës së shfrytëzimit të punëtorëve.

“E kemi zgjedhur këtë sistem dhe nuk po vëmë në pikëpyetje sistemin dhe logjika e kapitalizmit është ajo që udhëheq gjithë veprimtarinë e këtij sistemi. Ama ajo që po shohim sot dhe ajo që po e ndiejnë sot të gjitha kompanitë dhe të gjitha sipërmarrjet është se në fund të ditës, nëse ti nuk ke me vete forcat e punës dhe nëse ti nuk ke me vete ata, të cilët realizojnë prodhimin apo shërbimet për të cilat ti investon, të gjithë të tjerat bëhen zero dhe kompanitë sot po shohin që burimet njerëzore, që forcat e punës po fillojnë të mungojnë”, tha Rama.

“Duhet të mbarojë, në radhë të parë në mendjen e sipërmarrësve shqiptarë, kapitalistëve shqiptarë filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që ne po bëjmë dhe do ta shoqërojmë me masa të tjera është pikërisht një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës. Shqipëria nuk mund të shkojë më tutje dhe nuk mund të arrijmë aty ku duam dhe ku me siguri do të arrijmë, me idenë që ka një krah pune të lirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos