Ende i tronditur nga penalizimi, Juventusi barazon në shtëpi

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 23:12 | Futboll
Ende i tronditur nga penalizimi, Juventusi barazon në shtëpi

Juventusi ende i tronditur nga vendimi për penalizimin me 15 pikë në Serie A për një seri parregullsish, barazon 3-3 në shtëpi përballë një ekipi ambicioz si Atalanta, që dëshiron ta zëvendësojë në Champions sezonin e ardhshëm.

Ndeshja fillon keq për bardhëzinjtë, që kalojnë në dizavantazh me anë të Lockman, edhe pse përgjegjësi ka portieri juventin Szczesny.

Djemtë e Allegrit kanë reagimin e duhur dhe barazojnë fillimisht me një penallti të realizuar nga Di Maria dhe më pas kalojnë në avantazh me një “perlë” të polakut Milik, në minutën 34.

Në pjesën e dytë, danezi Maehle barazon rezultatin që në fillim, madje miqtë kalojnë në avantazh me golin e dytë të Loockman, një finalizim i bukur me kokë që shndërrohet në golin e 11 të sulmuesit nigerian ish Leicester, që në Bergamo po kryen sezonin më të mirë në karrierë.

Juventusi nuk dëshiron të lej tifozët e saj, që e kanë mbështetur me protesta kundër vendimit për penalizim, me një shije të hidhur, dhe tentojnë barazimin që vjen nga një goditje dënimi të realizuar nga Danilo.

Barazimi nuk i shërben askujt, me Atalantën që nuk mundi të kapë Romën dhe Interin në vend të tretë, dhe Juventusi që rrezikon të shkojë edhe me poshtë në renditje, por që mendjen ndoshta nuk e ka më te fusha e blertë por te gjykatat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos