
Erling Halaand po bluan të gjithë rekordet e Premier League. Sulmuesi norvegjez, vetëm 22-vjeçar, ka shënuar sot një tripletë në sfidën e përfunduar 3-0 të ekipit të tij Manchester City, ndaj Wolverhampton.
Nuk është hera e parë që kjo ndodh, në 19 ndeshjet e para të 22-vjeçarit në kampionatin anglez. Madje, me ndeshjen e sotme, Halaand thyen rekordin e mitit të ekipit tjetër të qytetit, Manchester United.
Bëhet fjalë për holandezin Van Nisterrooy, të cilit iu deshën 65 ndeshje për të realizuar tregolëshin e katërt, ndërkohë që për Haaland mjaftuan 19 të tilla. Bomberi norvegjez është një “makineri” që ka shënuar 25 gola në 19 ndeshje gjatë sezonit, vetëm në kampionat.
Sa për të krijuar një ide, talenti norvegjez ka shënuar më shumë se i gjithë ekipi i Chelsea.
Me fitoren e sotme, djemtë e Guardiolës konsolidojnë vendin e dyte, duke iu afruar Arsenalit me dy pikë, ndërkohë që kryeqytetasit kanë 2 ndeshje me pak. (A2 Televizion)