"Gunners" mposhtin United, ëndrra për titull gjithmonë e më konkrete

Nga A2 CNN
22 Janar 2023, 21:39 | Futboll
"Gunners" mposhtin United, ëndrra për titull gjithmonë

Arsenali eshte gjithmonë e më shumë lider në Premier League, dhe vulos sot ambiciet e saj legjitime me një fitore spektakolare ndaj një Manchester United në formë.

“Gunners” fitojnë“ 3-2, rezultati i 13-të pozitiv radhazi, ku brenda ka 11 fitore. Është United që kalon në avantazh në minutën 17  me një Rashford në formë fenomenale, i cili ka shënuar më shumë se të gjithë në Europë pas Botërorit, plot 9 gola. Pak minuta më vonë, Arsenali barazon me Nketiah, dhe rezultati nuk ndryshon në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ngrihet niveli i lojës dhe veçanërisht i Saka, që kalon në avantazh ekipin e drejtuar nga Arteta.

Sërish United barazon fale një gabimi të portierit kundërshtar Ramsdale, që favorizon Martinez. Arsenali shton presionin por është i pafat në disa raste, deri në golin sërish e Nketiah në minutën e fundit, që bën të shpërthejë stadiumin “Emirates”.

Tashmë Arsenal ka 5 pikë nga City i fenomenit Haaland, sot autor i një tregolëshi, dhe i mungon ende një ndeshje. Ëndrra e fitores në kampionat, që tifozët e Gunners presin prej dy dekadash, nuk është më aq i largët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/22/halaand-nuk-permbahet-me-thyen-te-gjithe-rekordet-me-tripleten-e-sotme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos