“Ëndrra e keqe” që zgjat prej 9 vitesh, në pranga trafikanti i drogës

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 10:06 | Kronikë

Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz, është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit të nisur në vitin 2014, i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, për goditjen e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mësohet se 55-vjeçari është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

Naim Maloku është shpallur në kërkim në vitin 2014 në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos