Merkatoja e janarit, e cila hapet zyrtarisht në datën 4, por mbi të gjitha ajo e verës së ardhshme do të ofrojë mundësi të arta për klubet në të gjithë Europën për të bërë transferime të bujshme lojtarësh.
Në listë, janë emra të mëdhenj të futbollit, të cilëve u mbaron kontrata në verën e vitit 2021. Mundësi për këta lojtarë janë 3, të rinovojnë kontratën me klubin aktual, të transferohen që në merkaton e janarit ose të dalin lojtarë të lirë në verë.
Në krye të listës është Lionel Messi, ndërsa nga klubet që janë më në vështirësi mund të përmendim Milanin, të cilit do t’i duhet shumë punë për të mbajtur në skuadër portierin Donnarumma apo mesfushorin Calhanoglu. (A2 Televizion)

Lionel Messi, 33 vjeç, 100 milionë euro 
David Alaba, 28 vjeç, 65 milionë 
GIANLUIGI DONNARUMMA, 21 vjeç, 60 milionë 
MEMPHIS DEPAY, 26 vjeç, 45 milionë 
SERGIO AGUERO, 32 vjeç, 42 milionë 
GEORGINIO WIJNALDUM, 30 vjeç, 40 milionë 
ANGEL DI MARIA, 32 vjeç, 32 milionë 
FLORIAN THAUVIN, 27 vjeç, 32 milionë 
HAKAN CALHANOGLU, 26 vjeç, 30 milionë 
ARKADIUSZ MILIK, 26 vjeç, 27 milionë 
JULIAN DRAXLER, 27 vjeç, 24 milionë 
MARTEN DE ROON, 29 vjeç, 23 milionë 
HENRIKH MKHITARYAN, 31 vjeç, 20 milionë 
ERIC GARCIA, 19 vjeç, 20 milionë 
NIKOLA MAKSIMOVIC, 29 vjeç, 18 milionë 
JUAN BERNAT, 27 vjeç, 16 milionë 
SERGIO RAMOS, 34 vjeç, 14 milionë 
JESSE LINGARD, 27 vjeç, 14 milionë 
ELSEID HYSAJ, 26 vjeç, 14 milionë 
JEROME BOATENG, 32 vjeç, 12 milionë 
SHKODRAN MUSTAFI, 28 vjeç, 12 milionë 
EDINSON CAVANI, 33 vjeç, 12 milionë 
LUCAS VAZQUEZ, 29 vjeç, 10 milionë 
DIEGO COSTA, 32 vjeç, 10 milionë 
LUKA MODRIC, 35 vjeç, 10 milionë 
NICOLAS NKOULOU, 30 vjeç, 10 milionë 
DANILO DAMBROSIO, 32 vjeç, 10 milionë 
MESUT OZIL, 31 vjeç, 9 milionë 
DAVID LUIZ, 33 vjeç, 6 milionë 
OLIVIER GIROUD, 34 vjeç, 5 milionë
Galeria fotografike ( )
