Inflacioni kapërcen 3,9% në shkurt, ndikojnë ushqimet dhe transporti

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 11:34 | Ekonomi
Inflacioni kapërcen 3,9% në shkurt, ndikojnë ushqimet dhe

Rritja e ndjeshme e çmimit të ushqimeve çon në nivele rekord inflacionin. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në shkurt, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve arriti në 3,9% nga 1,3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kundrejt muajit të mëparshëm, inflacioni është rritur me 0,2%. Ushqimet dhe transporti janë dy grupet kryesore që po shtrenjtojnë jetesën në vend.

Në treguesin e inflacionit për shkurtin nuk është përfshirë rritja e çmimeve që po ndodh së fundmi, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Rritja e çmimit të karburanteve në nivelet rekord të 235 lekëve, pasuar edhe nga shtrenjtimi i produkteve të tjera pritet të reflektohet në inflacionin e muajit mars.

Por edhe niveli aktual i këtij treguesi është mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Çka do të thotë se pritet një ndërhyrje nga institucioni mbikëqyrës bankar për rritjen e kostos së lekut, si formë për të frenuar deri diku rritjen e çmimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos