
Lufta Rusi-Ukrainë ka rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve në bursë, ku indeksi i naftës bruto Brent po prek çdo ditë rekorde historike të dekadës. Kjo rritje është reflektuar menjëherë edhe në tregun tonë, ku në pikat e tregtimit me pakicë 1 litër naftë shitet deri në 234 lekë.
Por realisht sa ndikon çmimi i bursës te çmimi final që paguajmë?
Kalkulatori i punuar nga A2 CNN, llogarit impaktin që ka bursa te fatura në pompën e naftës. Krahas ndryshimit të indeksit Brent, mund të llogarisni edhe çfarë ndryshimi do të bënte ndryshimi i taksës së qarkullimit prej 27 lekë/litër, apo reduktimi i fitimit të kompanive të karburantit në vend. Të dyja këto masa të propozuara nga ekspertët drejt qeverisë, si një mekanizëm për të kompensuar rritjen e ndjeshme të çmimit. (A2 Televizion)