
Energjia po materializohet si risku më i madh për ekonominë shqiptare këtë vit, ashtu siç ishte parashikuar më herët edhe nga FMN e Banka Botërore.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaron se efektet negative të prodhimit të ulët të energjisë kanë penalizuar rritjen ekonomike edhe në tremujorin e dytë të vitit.
"Ngadalësimi i ritmit të rritjes ka ardhur kryesisht si pasojë e rënies së prodhimit të energjisë elektrike në përgjigjje të kushteve jo të favorshme klimaterike. Ndikimi i këtij faktori pritet të jetë i pranishëm edhe në pjesën e mbetur të vitit", tha Sejko.
Sipas Sejkos, rreziqet e shtuara në ekonomi, që përfshijnë ngadalësimin e ekonomisë së eurozonës, si dhe tensioni politik, kanë shtyrë afatin e kthimit të pritur të inflacionit në objektiv. (A2 Televizion)