Episodi i tmerrshëm “live”, moderatorit pëson atak në zemër

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2018, 11:51 | Bota

Pak kohë më parë, moderatori Sukru Oytan ishte diagnostikuar me aritmi dhe rrahje të çrregullta të zemrës, por sërish ai kishte konsideruar veten në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdonte të punonte në një kanal televiziv lokal.

Por ai është bërë pjesë e një episodi të tmerrshëm në transmetim live në Turqi, ku moderatori pësoi atak në zemër.

Ndërkohë, kamerat kanë kapur momentin kur ai bie mbi tavolinë pas atakut dhe qëndron ashtu disa çaste, derisa bashkëprezantuesi Guven Sabaz shtanget në vend. Ai nxiton ti shkojë në ndihmë, por kolegu i bie poshtë tavolinës pa ndjenja.

https://www.youtube.com/watch?v=4GgW9LHtL9Y

Televizioni konfirmoi më pas se Oytan kishte pësuar atak gjatë transmetimit. “Ai u dërgua menjëherë në spital. Mjekët raportuan se shëndeti i tij është i qëndrueshëm”, njoftoi televizioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos