
Një tren pasagjerësh doli nga shinat jashtë qytetit të Barcelonës në Spanjë, duke shkaktuar vdekjen e një personi e plagosjen e 44 të tjerëve.
Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, për shkak të një rrëshqitje dheu mes qytezave të Terrasa dhe Manresa.
Në tren gjendeshin të paktën 131 vetë. Pamjet e shfaqura në televizionet spanjolle treguan ekipet e shpëtimit teksa përpiqeshin të nxirrnin pasagjerët e bllokuar brenda vagonëve.
Veriu i Spanjës është prekur nga reshje të dendura ditët e fundit, të cilat kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Në vitin 2013-të, 79 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën kur një tren që po udhëtonte nga Madridi drejt Spanjës veriperëndimor devijoi nga shinat. Ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor në vend, për disa dekada. (A2 Televizion)