Era shkul pemët, një i vdekur dhe një i plagosur në Prishtinë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 18:36 | Kosova
Era shkul pemët, një i vdekur dhe një i plagosur në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në Prishtinë, ku si pasojë e motit të keq humbi jetën një person, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen “Pejton”, ku era e fortë rrëzoi një pemë lisi shumë të madhe e cila ra mbi një makinë, ku udhëtonin viktima dhe i plagosuri.

Sipas policisë, viktima është një djalë 30 vjeç, ndërsa mbeti e plagosur një grua po 30 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos