Erdogan bisedë me Kurtin e Vuçiçin: Avancimi i dialogut, mënyra e vetme për paqe. Turqia e gatshme të kontribuojë

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 21:10 | Kosova
Erdogan bisedë me Kurtin e Vuçiçin: Avancimi i dialogut,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i ka thënë se avancimi i dialogut Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidenca turke ka njoftuar se Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë me atë që i takon në procesin e dialogut.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Kurti i kanë përcjellë urimet e tyre Presidentit Erdogan për rizgjedhjen në krye të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos