Rikthehen tensionet në Veri, sulmohet makina e policisë së Kosovës në Zveçan

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 14:50 | Kosova
Rikthehen tensionet në Veri, sulmohet makina e policisë së

Një automjet që ishte duke qarkulluar nga objekti i komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës, tek udhëkryqi, theu xhamat e një veture të Policisë së Kosovës. Automjeti që sulmoi veturën e Policisë, iku nga vendi i ngjarjes, raporton Kosovapress.

Prej tri ditësh, në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura, më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska dhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, ndërsa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/30/pershkallezojne-tensionet-ne-veri-serbet-sulmojne-ekipin-e-a2-cnn-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/05/29/simboli-z-i-putinit-shfaqet-ne-veri-te-kosoves-provokojne-keq-serbet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos