Tenistja ukrainase, në mbështetje të Djokovic: Ka të drejtë të flasë për Kosovën

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 17:27 | Kosova
Tenistja ukrainase, në mbështetje të Djokovic: Ka të

Tenistja ukrainase Elina Svitolina, i ka dalë në mbrojtje serbit Novak Djokovic për deklaratat që ai bëri për Kosovën pas ndeshjes së raundit të parë të Roland Garros.

Sipas ukrainases, vendi i së cilës është sulmuar nga Rusia, Djokovic ka të drejtë të japë mendimin e tij, pasi jetojmë në një botë të lirë.

28-vjeçarja, e cila ka kërkuar nga organizatorët e turneut francez që të përjashtojnë tenistët rusë dhe bjellorusë, u shpreh: “Jetojmë në një botë të lirë, kështu që secili mund të japë mendimin e tij mbi një çështje të caktuar. Edhe në kafe kur ulemi me shokët, secili ka mendimin e vet dhe e thotë lirshëm, apo jo?”.

Të hënën, Djokovic shkroi në kamera “Kosova është zemra e Serbisë” menjëherë pasi përfundoi ndeshja ndaj Kovacevic, në të njëjtën ditë kur dhjetëra ushtarë të KFOR-it u plagosën në përplasje me protestuesit serbë në Zveçan.

Pas kësaj, ministrja franceze e Sportit, Amélie Oudéa-Castera, kritikoi tenistin serb, duke theksuar se nuk lejohen mesazhet politike në Roland Garros. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/31/kosova-zemra-e-serbise-franca-i-shkul-veshin-djokovicit-nuk-lejohen-mesazhet-politike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos