Erdogan bisedon me Putin për “bukën e botës”

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 20:13 | Bota
Erdogan bisedon me Putin për “bukën e botës”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Dy liderët diskutuan për situatën në Ukrainë, më konkretisht për lehtësimin e eksportit të grurit nga ky shtet. Erdogan deklaroi se është koha për të marrë masa në lidhje me zbatimin e planit të Kombeve të Bashkuara për krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e grurit në Detin e Zi.

https://a2news.com/2022/07/08/ukraina-dhe-rusia-gati-per-bisedime-me-ankarane-dhe-kievin-per-grurin/

Duke përsëritur se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme përmes negociatave, Presidenti turk shprehu gatishmërinë të japë çdo kontribut të mundshëm për rigjallërimin e procesit të bisedimeve.

Erdogan dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për një takim me prani fizike, që pritet të ndodhë së shpejti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos