
Presidenti amerikan, Donald Trump, priti homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë dhe zhvilluan një bisedë mjaft konstruktive.
Megjithatë, në konferencën e përbashkët për shtyp ripërsëritën shqetësimet e hershme. Trump kritikoi Turqinë për blerjen e sistemit raketor S-400 nga Rusia, ndërsa nënvizoi se bashkë me NATO-n do të përpiqen ta rregullojnë këtë problem serioz.
Nga ana tjetër, Erdogan tha se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me anë të dialogut. Gjithashtu presidenti turk, përdori këtë vizitë në Uashington për t’i treguar homologut amerikan një video propagande kundër kurdëve.
Ndër të tjera, Erdogan, ripërsëriti thirrjen e tij për ekstradimin e imamit, Fetullah Gylen, të cilin e fajëson për grushtin e shtetit të tre viteve më parë. (A2 Televizion)