Erdoganit nuk i del inati me Draghin: Je i emëruar në atë detyrë, jo i zgjedhur

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 19:36 | Bota
Erdoganit nuk i del inati me Draghin: Je i emëruar në atë

Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duket se nuk i ka dalë inati me kryeministrin italia Mario Draghi, i cili disa ditë më parë e quajti diktator.

“Deklarata e kryeministrit italian Draghi ishte e papërshtatshme dhe e paedukatë. Më sjelljen e tij, ai për fat të keq dëmtoi zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Italisë. Draghi është një person që është emëruar në atë detyrë dhe nuk është zgjedhur”, u shpreh presidenti Erdogan.

“Përpara se t’i thuash diçka të tillë Tayyip Erdogan duhet të njohësh historinë tënde, por me sa pamë ai nuk e njeh”, shtoi presidenti turk gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në pallatin presidencial në Ankara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos