
Gati dy muaj nga themelimi e pas disa shtyrjesh radhazi, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike është licencuar nga Enti Rregullator për një afat 5-vjeçar.
Në vendimin e Entit Rregullator të Energjisë që i hap rrugë bërjes funksionale të bursës shpjegohet edhe procedura e operimit të ALPEX.
“ALPEX, do të kryeje veprimtari që lidhen me krijimin, menaxhimin dhe administrimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike nëpërmjet platformës së tregut, në bazë të ditës në avancë dhe brenda se njëjtës ditë.”
Po çfarë do të thotë kjo për sektorin energjetik dhe si përkthehet ajo te qytetarët?
Nisur nga janari i vitit të ardhëm, pritet që të nisë tregtimi në bursë i energjisë për tregun e Kosovës, e njëkohësish të ndodhë bashkimi me Shqipërinë. (A2 Televizion)