"Erë me shpejtësi 33 milje në orë dhe dallgë deri në 3 metra", Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron për përkeqësimin e motit në vend

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 02:03 | Aktualitet
"Erë me shpejtësi 33 milje në orë dhe dallgë deri

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar që, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike, zonat bregdetare do të përfshihen nga erëra të forta me shpejtësi deri në 33 milje në orë, ndërsa dallgët do të arrijnë deri në 3 metra lartësi.

"Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit", thotë Drejtoria e Përgjithshme Detare.

https://a2news.com/2020/09/25/moti-i-keq-ne-fundjave-paralajmerohen-per-permbytje-5-prefektura-ne-vend/

Gjatë paradites, autoriteti portual ka vendosur të pezullojë lundrimin në Vlorë. Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi nuk kryen itinerarin e zakonshëm për shkak të motit të keq të shoqëruar me erë të fortë. Lundrimi është pezulluar edhe për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër për t’i paralajmëruar se në veriperëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu dhe u kërkon të marrin masa për zonat që rrezikojnë të përmbyten. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/fundjave-me-shi-dielli-rikthehet-te-merkuren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos