Moti i keq, pa drita dhjetëra fshatra të Lezhës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 19:46 | Aktualitet
Moti i keq, pa drita dhjetëra fshatra të Lezhës

Situata atmosferike është përkeqësuar pasditen e sotme në qarkun e Lezhës. Sipas burimeve, janë rreth 20 fshatrat që aktualisht ndodhen pa energji elektrike prej disa orësh.

Ndërkohë, mungesa e energjisë rëndon edhe më shumë situatën e banorëve në ato zona, që po përballen edhe me reshje të dendura shiu shoqëruar me erë të fortë.

Për sa i përket defektit, OSSHE ende nuk ka njoftuar se sa kohë mund të zgjasë kjo situatë pa energji elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos