Gaboi në derbi, Strakosha falenderon shokët e ekipit

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 21:41 | Futboll
Gaboi në derbi, Strakosha falenderon shokët e ekipit

Thomas Strakosha, portieri i Lazios, ka falenderuar shokët e skuadrës që arritën të barazonin ndeshjen derbi ndaj Romës pasi disa minuta më parë ai gaboi në dalje duke lejuar Edin Dzekon të kalonte në avantazh verdhekuqtë.

Në një postim në Instagram, Strakosha shkruan: “Falenderoj të gjithë shokët e skuadrës që arritën të barazonin ndeshjen pas gabimit tim”.

Lazio barazoi me Acerbin pas një gabimi akoma më trashanik të portierit të Romës, Pau Lopez. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=1VAP3i-1E_c

A2 CNN Livestream

Latest Videos