Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos në Itali. Tashmë, është Napoli klubi që kërkon më së shumti shërbimet e mbrojtësit kuqezi, madje mediat në Itali bëjnë me dije se akordi është shumë pranë.

Të kaltrit kanë prezantuar ofertën e tyre prej 20 milion eurosh plus bonuset, që nëse do të finalizohet, do ta kthejnë Kumbullën në futbollistin shqiptar më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
Shifrat kënaqin edhe klubin e Hellas Veronas që janë gati të lënë të lirë 19-vjeçarin në fundin e sezonit. Kalimi i Kumbullës tek Napoli do ta kthente prapavijën e skuadrës së Gennaro Gatusso në një mbrojtje tërësish shqiptare së bashku me kapitenin Hysaj dhe Amir Rrahmanin që iu bashkua skuadrës vetëm pak ditë më parë. (A2 Televizion)