Sërish shkëmbim lojtarësh Juve-Milan? Edhe katër ditë kohë…

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 15:06 | Futboll
Sërish shkëmbim lojtarësh Juve-Milan? Edhe katër ditë

Bernardeschi te Juventusi dhe Paquetà te Milani po kalojnë thuajse të njëjtën situatë në klubet respektive. Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga fundi i merkatos së janarit, mediat italiane shkruajnë se mes dy klubeve mund të ketë sërish një shkëmbim lojtarësh.

Që me ardhjen e Pilotit në stolin e Milanit, minutat për futbollistin brazilian kanë qenë të paktën, duke i nisur të gjitha ndeshjet nga stolin, ndërsa në pjesën më të madhe të tyre as nuk është aktivizuar fare.

Po ashtu, edhe Bernardeschi te Juventusi nuk është në qendër të projektit të trajnerit Sarri. Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga fundi i merkatos, dy klubet kanë folur për një shkëmbim të tillë edhe pse ende nuk ka arritje konkrete.

Milani e bleu Paquetà-n për 35 milionë, ndërsa Juventusi Bernardeschi-n për 5 më shumë. Braziliani paguhet më pak se dy milionë, ndërsa italiani 4 milionë euro, gjetja e një marrëveshje nuk është as e lehtë, por as e pamundur. Katër ditët në vijim do të përcaktojnë, nëse mes bardhezinjve e kuqezinjve do të kemi sërish një shkëmbim lojtarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos