
Tashmë është zyrtare. Ernest Muçi ka arritur marrëveshjen me polakët e Legias së Varshavës. Ishte vetë klubi bardheblu që ka bërë publik lajmin.
Sipas Tiranës, klubi polak pikasi sulmuesin dhe menjëherë dërgoi një ofertë për ta pasur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.
“Talenti 20-vjeçar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sipas disa zërave Tirana do të përfitojë 500 mijë euro për sulmuesin e talentuar por do të mbajë edhe 10% të kartonit. Në sezonin 2017-2018, te Legia ka luajtur edhe Armando Sadiku, i cili gjeti dy herë rrjetën atje, në 17 takime. (A2 Televizion)