
Erzeni ka marrë një fitore të madhe këtë të hënë në garën e tij për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Shijakasit triumfuan 3-2 në një takim spektakolar të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit.
Erzeni kalon që në minutën e dytë në avantazh me anë të një autogoli të Smajlit, ndërsa Nonato gjeti edhe golin e dytë në 34-t. Ndërkohë, Vllaznia tentoi të reagonte dhe ngushtoi shifrat me Malën në minutën e 57, por Nonato realizoi edhe golin e tretë për Erzenin. Në minutën e 81-të, Januzi ngushtoi shifrat, por në minutat në vazhdim Vllaznia nuk mundi të dilte të paktën me një pikë nga kjo transfertë.
Në ndeshjen tjetër të kësaj të hënë, Partizani u ndal në një barazim 1-1 me Egnatian. “Demat e kuq” kaluan në avantazh 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me Hotin, duke krijuar iluzionin e fitores. Në anën tjetër, Egnatia besoj se mund të linte shenjë në këtë takim dhe këtë e realizoi me anë të Dëamena-s, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të.
Pas javës së 19-të, Tirana kryeson me 34 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e dytë me 31 pikë. Me fitoren ndaj Vllaznisë, Erzeni është ngjitur në vendin e tretë me 29 pikë, duke kaluan në vendin e katërt shkodranët me një pikë më pak. (A2 Televizion)