Hamilton e mbyll kampionatin me triumf

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 10:12 | Sporte të tjera
Hamilton e mbyll kampionatin me triumf

Lewis Hamilton e mbylli me fitore Botërorin e vitit 2019 në Formula 1. Piloti britanik, i cili prej javësh ka siguruar titullin e gjashtë në karrierë, fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabit, që është edhe gara e fundit sezonale.

Hamilton e kaloi vijën e finishit pa vështirësi përpara Verstappen dhe Leclerc, të cilët iu gëzuan podiumit.

Gara e jashtëzakonshme për pilotin tjetër të Mercedes, Valteri Botas, i cili u nis nga vendi i fundit dhe e mbylli garën në vendin e katërt përpara Sebastian Vettel, që mbylli një tjetër sezon zhgënjyes tek Ferrari, dhe të riut premtues Aleksander Albon. Ndërkohë, përpara garës së Abu Dhabit Leclerc arriti të bëhej piloti me shumë pole position për këtë sezon ndërsa ka fituar dhe besimin e skuderisë së kokëkuqes për të ardhmen ndryshe nga Vettel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos