
Lewis Hamilton te Ferrari në vitin 2021 nuk është më vetëm një ide. Zërat janë shtuar jo pak, nisur nga dy takimet e kampionit të botës në fuqi me John Elkan, numrin një të gjigandit FIAT.
“Nuk shoh asgjë të keqe”, janë disa nga fjalët e cituara prej britanikut nga mediat italiane. Sigurisht që çdo gjë me dyer të mbyllura është private, tregon Hamilton që nuk nguron të mendojë për të ardhmen.
“Nuk kam pse të mos mendoj. Edhe Toto Wolff bën vlerësime. Ajo që është e rëndësishme është që dua të vazhdoj të garoj dhe të fitoj në pistë”, janë fjalët e pilotit të Mercedes. (A2 Televizion)