Phil Foden është një nga talentet më premtues në futbollin britanik. Ai po shkëlqen me Manchester City-n këtë sezon, ndërsa në anën tjetër edhe pse në moshën 20-vjeçare, ai do të bëhet baba për herë të dytë.
Futbollisti dhe e dashura e tij Rebecca Cooke, të cilët janë në të njëjtën moshë, u bënë prindër dy vite më parë, të djalit të tyre të cilin e quajtën Ronnie.
Tani çifti, të cilët janë të dy në moshën 20-vjeçare, dhe po jetojnë në një rezidencë me vlerë 3,25 milionë paund në Cheshire, do të bëhen prindër të një vajzë, ka raportuar “The Sun”. (A2 Televizion)