
Eurodeputeti suedez, David Lega, paralajmëroi se njoftimi për mediat i dërguar nga Parlamenti Europian pas publikimit të raportit për Shqipërinë të miratuar në Komisionin e Punëve të Jashtme do të modifikohet me kërkesë të tij, sepse ka një gabim.
“Njoftimi për mediat thotë se ne mbështesim mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë pa shtyrje të mëtejshme. Por harron të përmendë se kjo do të bëhet pasi të jenë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. Ky është një gabim faktik tepër i rëndësishëm sepse kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për mediat do të përditësohet, me kërkesën time”, shkruan Lega në Twitter. (A2 Televizion)