Është dënuar me 2 vite burg, shtyhet seanca në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 11:30 | Kronikë
Është dënuar me 2 vite burg, shtyhet seanca në Apel ndaj

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 9 shtator, ora 9:30 seancën për Adriatik Llallën. Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit Sokol Azizaj, i cili kishte paraqitur një raport shëndetësor. Në seancë nuk ishte i pranishëm as ish-kryeprokurori.

Gjykata vendosi caktimin e avokates Gentiana Qendro, si mbrojtëse kryesisht për Llallën. Në Apel Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos