Ajo është një nga gazetaret më të dashura të televizionit Italian. Ai, pronari i një nga ekipeve me në zë të Serie A, pinjoll i një nga familjet më të pasura amerikane. Duket një histori që ka të gjithë përbërësit e romancës, dhe kështu në fakt po ndodh.
Diletta Leotta, biondja simpatike që çdo të dielë shoqëron italianët në ndeshjet e kampionatit, por tashmë edhe një nga "influencer" më të njohura në vendin fqinj, është parë duke u shoqëruar me Ryan Friedkin, djalin e pronarit të Romës, Dan Friedkin.
Diletta Leotta është një nga gazetaret më të dashura të televizionit Italian Biondja simpatike që çdo të dielë shoqëron italianët në ndeshjet e kampionatit Tashmë ajo është edhe një nga "influencer" më të njohura në vendin fqinj Është e “fejuara ideale” e tifozëve italianë Leotta ka qenë në qendrën e vëmendjes muajt e fundit për historitë e saj me personazhe të njohura të ekranit Historia me aktorin turk Can Yaman është më e njohura Ndërkohë është folur edhe për një flirt me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic, diçka që të dy e kanë mohuar me forcë Por ajo është parë dje duke u shoqëruar me Ryan Friedkin, djalin e pronarit të Romës, Dan Friedkin Ai, pronari i një nga ekipeve me në zë të Serie A, pinjoll i një nga familjet më të pasura amerikane Një nga revistat më të njohura italiane, “Oggi”, boton foton e pakontestueshme të një puthje Diletta Leotta Diletta Leotta
Leotta ka qenë në qendrën e vëmendjes muajt e fundit për historitë e saj me personazhe të njohura të ekranit, duke filluar nga aktori turk Can Yaman, ndërkohë që është folur edhe për një flirt me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic, diçka që të dy e kanë mohuar me forcë.
Të njëjtin reagim gazetarja pati sot edhe për historinë me miliarderin 32-vjeçar Ryan Friedkin, madje duke akuzuar kolegët e saj të kronikave rozë për spekulime, nga momenti që marrëdhënia e saj me amerikanin cilësohej thjesht si miqësore. Por vetëm disa orë më vonë, ja që një nga revistat më të njohura italiane, “Oggi”, boton foton e pakontestueshme të një puthje ku miqësia nuk duket se është vënë në plan të parë.
Në qoftë se Diletta nga vajza që interviston lojtarët e Romës pas ndeshjes do të bëhet “pronarja” e tyre, mbetet për t’u parë, por padyshim ajo është kryefjala e gossip-it Italian këto orë. (A2 Televizion)