Ronaldo, një superdhuratë për Georgina Rodriguez

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 12:58 | Showbiz

Kur vjen momenti i dhuratave, Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Bizhuteri, fustane, çanta të shtrenjta dhe makina sportive, janë disa nga dhuratat për bukuroshen 27-vjeçare, por e fundit është e një tjetër dimensioni. Ronaldo bleu një vilë për Georgina-n me vlerë 2,5 milionë euro, jo në Torino ku ata po jetojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid.

Paraqitjet e portugezit kanë qenë zhgënjyese në ndeshjet e fundit me Juventusin dhe aludimet për një largim të mundshëm të tij tashmë kanë nisur prej kohësh. Vila e fundit në Madrid sa i hedh më shumë “benzinë zjarrit” për largimin e mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos