
Ben Mee, futbollist i Brentford, ka zbuluar në një program televiziv britanik një truk që përdor Erling Haaland në fushën e lojës.
Mbrojtësi u pyet për përballjen e parë ndaj Manchester City, ku Brentford mori 3 pikë historike në “Etihad Stadium”, dhe tregoi duelin që pati me norvegjezin.
“Është i fuqishëm dhe patëm përplasjet tona. Pati disa pickime mes nesh”, tha Mee.
Kur u pyet se kush pickoi më shumë, lojtari i Brentford u përgjigj: “Të them të drejtën, ai (Haaland). Por, nuk e kam problem fare. Më pëlqejnë këto sfida në fushë”.
Erling Haaland ka shënuar 32 gola në 28 ndeshje të Premier League këtë sezon (47 në të gjitha kompeticionet) dhe duket se një nga sekretet e tij është edhe pickimi i mbrojtësve që e markojnë në zonë. (A2 Televizion)