Milani nuk vë gjumë në sy, tifozët e Napolit e gdhijnë me këngë e fishekzjarrë

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 11:57 | Futboll
Milani nuk vë gjumë në sy, tifozët e Napolit e gdhijnë

Duket se nuk do të jetë një përballje e lehtë ajo mes Napolit dhe Milanit në ndeshjen e kthimit në Champions League, për një vend në gjysmëfinale.

Kuqezinjtë mbërritën të hënën në qytetin jugor dhe që prej atij momenti, hoteli ku qëndojnë është rrethuar nga një numër i madh tifozësh të kaltër.

Pothuajse deri në orët e para të mëngjesit, fansat kanë qëndruar para hyrjes së hotelit dhe kanë kënduar dhe hedhur fishekzjarrë, për të ndikuar sado pak në gjumin e djemve të Piolit, që shkojnë në këtë takim me një gol të shënuar në Milano.

Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë incident, teksa e gjithë ngjarja është shoqëruar nga forca të shumta policie. (A2 Televizion)

https://twitter.com/FaktaSepakbola/status/1648236981699358720
https://twitter.com/MichaelCuomo7/status/1648054826381594642
https://twitter.com/MilanEye/status/1648072922966159368

A2 CNN Livestream

Latest Videos