“Është në grackën e Vuçiçit”, Zeka: Kurti ka vetëm dy rrugë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 23:24 | Kosova
“Është në grackën e Vuçiçit”,

Analisti Milaim Zeka komentoi në Ditarin e orës 23:00 në A2 CNN përplasjet e fundit për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe takimin në Bruksel të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç.

Për Milain Zekën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë në grackën e Aleksandar Vuçiç. “Kurti nuk ka forcë për të kundërshtuar Vuçiçin pa mbështetjen e amerikanëve dhe europianëve dhe nuk mund të vazhdojë me këmbëngulje për çështjen e targave”.

Më tej, ai kritikoi Kurtin duke theksuar se e ka zbritur dialogun me Serbinë në një çështje banale si ajo e targave, e cila sipas tij, po çon ujë në “mullirin e Vuçiç”.

Kurti ka bërë gabimin më të madh që nuk pranoi kërkesën e Blinken dhe Escobar për shtyrjen e targave. Kurti e ka zbritur dialogun në një çështje super të parëndësishme. Meqë ai qenka kaq i zoti, le të urdhëroi pasnesër dhe të dalë matanë urës dhe t’i vendosi gjoba qytetarëve të Kosovës. Nëse qenka kaq i zoti, pse nuk e hap urën e Ibrit”, tha Zeka.

Zeka theksoi se Kurti ka vetëm dy rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht. “Ose duhet ta pranojë asociacionin ose duhet të japë dorëheqjen”, tha Zeka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos