Shpesh herë kur përshkruhet një "parajsë në tokë", i referohemi ishujve të Paqësorit. Ndër to është edhe Samoa, që prej disa muajsh po përjeton një "ferr" të vërtete.
Ishulli i humbur, që të afërt me mijëra kilometra ka vetëm ishuj të tjerë si Fiji, po përjeton një moment tejet të vështirë nga një emergjencë shëndetësore që po rrezikon të ardhmen e tij.
Nga muaji tetor Samoa është goditur nga një epidemi fruthi që ka goditur me mijëra persona, veçanërisht fëmijë, me dhjetëra prej tyre që kanë ndërruar jetë.
Samoa, një destinacion elitar i turizmit Fëmijë të Samoa që po mbrohen me maskë nga epidemia e fruthit Harta e Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa Samoa
Qeveria e Samoas me anë të kryeministrit Tuilaepa Malielegaoi ka vendosur mbylljen e çdo godine qeveritare, për t’i lënë kohë dhe mundësi administratës të angazhohet në fushatën për vaksinimin ndaj sëmundjes.
Vetëm 37% e popullsisë prej 200 mijë banorësh është aktualisht e vaksinuar, dhe ka shumë skepticizëm mes njerëzve pas disa rastesh ku dy fëmijë ndërruan jetë pas injektimit të një doze të gabuar.
Ata filluan të përdorin disa mjekime tradicionale, por qeveria nënvizon faktin se vetëm vaksina ka efekt.
Deri më tani, 54 fëmijë kanë vdekur në dy muaj, dhe 3400 të tjerë janë infektuar.
Ndihma mjekësore nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Japonia dhe Britania e Madhe kanë ardhur në ishull për të kufizuar sëmundjen, qepo shndërrohet në një problem të vërtetë në disa vende, si Kongo por edhe Ukraina. (A2 Televizion)