
Eshtra njerëzish janë gjetur ditët e fundit shumë pranë rezidencës së princit Harry dhe Meghan në Los Angelos.
Ato u zbuluan rastësisht nga një grup punëtorësh që po kryenin gërmime në një pronë të paluajtshme shumë pranë rrugës.
Eshtrat mendohet të jenë qindra vjeçare dhe iu përkasin amerikanëve vendas. Mosha e tyre ende nuk është përcaktuar dhe për këtë arsye policia ka kërkuar dhe ndihmën e antropologëve.
Adresa ekzakte nuk bëhet me dije, por mësohet se gërmimet janë kryer shumë pranë rezidencës 11 milionë euroshe ku Harry dhe Meghan u zhvendosën vitin e shkuar. (A2 Televizion)