
Fitore jetike për Aston Villa në Premier League, ndërsa mundi Arsenalin 1-0, e tashmë është pranë realizimit të mrekullisë së mbijetesës. Me një gol të Trezeguet, skuadra nga Birmingemi siguroi pikët e nevojshme për të dalë nga treshja e ftohtë e renditjes.
Një javë nga fundi, Aston Villa ka në dorë fatin e saj, ndërsa qëndron në vendin e 17 me pikë të barabarta me Watford që u mund 0-4 nga Manchester City e që është momentalisht e rënë.
Arsenal ndërkohë është zyrtarisht jashtë Kupave të Evropës për sezonin e ardhshëm. Për “Topçinjtë” ky është një prej sezoneve më të dobëta në histori, teksa rrezikojnë ta mbyllin kampionatin jo më afër se vendi i 10. (A2 Televizion)