
Kryeministri Rama, i cili ndodhet ne Bruksel u takua sot me komisionerin për zgjerimin Johanes Hahn.
Hahn është shprehur po hapjes se negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por tashmë vendimtare është vetoja e Francës.
Presidenti Emanuel Macron pas takimit me Merkel deklaroi se së pari BE duhet të reformoje procesin e pranimit. Ndërsa kryeministri Rama në një intervistë për A2 tha se nuk jemi në kushtet e ndarjes së dy vendeve.
Madje në këndvështrimin e tij, ridimensionimi i procesit të zgjerimit mund të penalizojë jo vetëm dy vendet aspirante për negociatat por edhe ato qe e kane nisur këtë proces, si Serbia dhe Mali i zi.
Ndërkohë dje kryeministri shqiptar u takua me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, gjithashtu një mbështetës i zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)