Etiopi, zbulohet kafka e paraardhësit më të vjetër të njerëzimit

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 15:31 | Bota

Pas 15 vitesh studimi mbi speciet nga të cilat kanë prejardhjen qeniet njerëzore, studiuesit që po gërmojnë në një luginë të Etiopisë kanë zbuluar pranë një përroi atë që me shumë gjasa është kafka e qenies më të vjetër që mund të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me njeriun.

Kafka i përket species Australopithecus afarensis, që sipas hulumtuesve ka jetuar në këtë zonë nga 3.8 deri ne 4.2 milionë vite më parë, gati 1 milion vjet më parë se e famshmja Lucy, e gjetur në vitin 1972, që historikisht është quajtur si njeriu i parë.

Në fakt, Lucy dhe australopiteku i gjetur së fundmi kanë jetuar me distancë rreth 45 kilometra një ri me tjetrin.  

Edhe pse gjetja është e vitit 2016, vetëm dje shkencëtarët kanë prezantuar rezultatet, në revistën prestigjioze Science.

Përtej kafkës, që është reperti i parë i gjetur e kësaj specie, shkencëtarët kanë arritur edhe në hipotezën se paraardhësit  e sapo gjetur dhe ato të cilëve i përket Lucy, nuk kanë pasuar njëri tjetrin, por kanë jetuar në të njëjtin moment, dhe afër me njëri tjetrin, për të paktën 100 mijë vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos