Eugena Tomini: Herët për të diskutuar për testim masiv në Shqipëri

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 19:26 | Aktualitet
Eugena Tomini: Herët për të diskutuar për testim masiv

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi në një lidhje me “Ditari” në A2 se është ende herët për të folur për testim masiv në Shqipëri.

“Testimi masiv është alternativë për të gjetur asimptomatikët, por unë them që hetimi epidemiologjik ka bërë punën e tij duke testuar të gjitha kontaktet e personave të rezultuar pozitivë. Është herët për të diskutuar për një testim masiv në Shqipëri”, tha Tomini.

Sipas saj, edhe pse ka lehtësim të tyre, “masat e distancimit social duhet të respektohen maksimalisht, pavarësisht nëse kemi pak raste të reja gjatë 24 orëve”.

“Nëse epidemia do të lihej të vepronte pa masat shtrënguese, sigurisht që do të kishte ritme ndoshta edhe të vendeve që e nënvlerësuan ose i morën vonë masat. Lehtësimi i masave nuk do të thotë që të ulim vigjilencën. Ndërgjegjësimi i popullatës duhet të vazhdojë dhe do të jetë i largët në kohë. Përqafimet dhe dhënia e duarve do të harrohen për disa kohë”, u shpreh Tomini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos