Mbërrijnë 8 ton materiale për mjekët, Manastirliu: Vigjiloni, virusi humb fuqinë nëse nuk lejohet transmetimi

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 14:25 | Aktualitet

Kanë mbërritur në doganën e Tiranës edhe 8 ton materiale për stafet mjekësore, në kuadër të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Bëhet fjalë për veshje, syze, maska dhe helmeta mbrojtëse, që do t’ i dërgohen “spitaleve tona, do të vijojnë të furnizojnë qendrën e Urgjencës Kombëtare, Institutin e Shëndetit Publik, gjithashtu të gjithë njësitë e kujdesit shëndetësor vendor dhe të gjitha ato struktura, ku personeli përballet në betejën dhe në frontin e parë të luftës kundër COVID-19”, tha Manastirliu gjatë inspektimit.

Manastirliu gjatë inspektimit

Sasia vjen pas dy furnizimeve të para të porositura nga qeveria shqiptare, prej 15 ton.

Duke folur për masat e reja, Manastirliu tha se nuk duhet të ulet vigjilenca e qytetarëve “për t’i bërë ballë këtij virusi të rrezikshëm, i cili humbet fuqinë e tij nëse nuk lejohet transmetimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos