Euro 2020, Italia mposht Belgjikën dhe gjen Spanjën në gjysmëfinale

Nga A2 CNN
2 Korrik 2021, 22:58 | Futboll

Italia fitoi 2-1 ndaj Belgjikës, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Euro 2020, aty ku do të përballet me Spanjën.

Për ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini shënuan Barella dhe Insigne, ndërsa Lukaku shkurtoi diferencën me 11-metërsh.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë rezultati mbeti i pandryshuar. Lukaku pati rastin më të pastër, por dy metra nga vija fatale nuk goditi mirë, duke lejuar Spinazzolan që të largonte topin në këndore.

Në 6 korrik, në Uembli, axurrët do të ndeshen me Spanjën për një vend në finalen e madhe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/02/358894/

A2 CNN Livestream

Latest Videos