Euro e mbyll gushtin në rënie, valuta europiane i afrohet nivelit të 108 lekëve, bie edhe dollari

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 15:15 | Ekonomi
Euro e mbyll gushtin në rënie, valuta europiane i afrohet nivelit

Euro e ka mbyllur gushtin në rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane po këmbehet mesatarisht për 108.21 lekë duke u zhvlerësuar me 0.47 pikë në 24 orë. Në shitje euro po këmbehet për 108.84 lekë, ndërsa po blihet nga agjencitë e këmbimit valutor për 107.56 lekë.

Bashkë me euron kanë rënë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos