
Euro iu rikthye ecurisë rënëse duke humbur 0.04 pikë në 24 orët e fundit. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta evropiane po këmbehet mesatarisht për 109.63 lekë.
Në shitje euro po këmbehet për 110.33 lekë, ndërsa po blihet për 109.04 lekë.
Bashkë me euron ka rënë edhe dollari, ndërsa paundi regjistroi një rritje të lehtë në 24 orët e fundit. (A2 Televizion)