Euro vijon rënien, valuta europiane mbetet nën 109 lekë, bie edhe dollari

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 15:30 | Ekonomi
Euro vijon rënien, valuta europiane mbetet nën 109 lekë, bie edhe

Pasi dha shenja forcimi gjatë javës së shkuar, euro po vijon për të tretë ditë me radhë të zhvlerësohet përballë lekut.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet aktualisht për mesatarisht 108.68 lekë duke humbur 0.95 pikë në raport me një ditë më parë.

Në shitje euro po këmbehet për 109.31 lekë, ndërsa po blihet për 107.99 lekë. Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tera kryesore në vend si dollari apo paundi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos